Poliuretan
Aplikohet me makina speciale me presion dhe nxehtësi të lartë
Çka është Shkuma e Poliuretanit
Shkuma e ngurtë e poliuretanit është material termoizolues i formuar nga reagimi i përzierjes së poliolit dhe izocianateve dhe ka vlerën më të vogël të përçueshmërisë termike në botë.
Aplikohet me makina speciale me presion dhe nxehtësi të lartë, dizajnuar dhe përdorur për izolime dhe konstruksione me nxehtësi, ka karakteristika superiore ndaj produkteve tjera konkurruese
Poliuretan
Avantazhet e Shkumës së Poliuretanit
– Shpejtësi e lartë e aplikimit (300 m²/ditë)
– Klasat B1, B2 dhe B3 të djegies
– Strukturë të hapur ose të mbyllur qelizore
– Densitet me zgjedhje të lirë mes 10 kg/m³ – 30 kg/m³
– Pa urë termale, pa shtesë
– Mund të përdoret në çfarëdo trashësie
– Ka sasi më të ulët të λ sesa materialet tjera
– Pa insekte
– Ka difuzion të avullit
– Veçori të izolimit të zërit
– Forcë të madhe të ngjeshjes
– Forcë të madhe të ngjitjes
Ne përdorim masa të sigurta dhe miqësore me mjedisin.
Ne kujdesemi për detajet gjatë izolimit duke pastruar me kujdes zonat e prekura para dhe pas aplikimit, duke siguruar që të gjitha materialet të jenë të pastra dhe të gatshme per përdorim, dhe duke siguruar që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me rregullat dhe standardet e sigurisë. Ne gjithashtu kontrollojmë me kujdes cilësinë e aplikimit për të siguruar që izolimi të jetë i saktë dhe i qendrueshëm në kohë.
Poliuretan
Përdorimi i Shkumës së Poliuretanit
Si material Termo izolues për:
– Izolimin e kulmave të pjerrët
– Izolimin e kulmave të rrafshtë
– Izolimin e temeleve
– Izolimin e llamarinave
– Izolimin e pllakave të betonit
– Izolimin e studiove muzikore
– Izolimin e tubacioneve
– Izolimin e komorave
– Izolimin e mureve mbrenda ose jashtë
– Izolimin e shtëpive të drurit
Keni nevojë për izolim?
Kontaktoni tani dhe vizitohuni nga ekspert të fushës të cilët ju tregojn me detaje për procedurat dhe mënyrën e aplikimit