Polyurea

Poliurea për shkak të karakteristikave të saj, filloi të zëvendësojë shpejt materialet e hidroizolimit

Çka është Polyurea?

Polyurea është një material dy komponentësh që vjen si rezultat i një reaksioni kimik midis prepolimerit izocianat dhe përbërësit e përzierjes së aminës. Ajo ka veti të shkëlqyera në krahasim me produktet e tjera konkurruese. 

Mund të përdoret në çdo sipërfaqe, në teknologjinë më të fundit të hidroizolimit dhe mbulimit. Polyurea është 100% e ngurtë dhe ekologjike. 

Poliurea për shkak të karakteristikave të saj, filloi të zëvendësojë shpejt materialet e hidroizolimit dhe mbulimit të gjeneratës së vjetër.

Polyurea

Avantazhet e Polyureas

– Dy komponentëshe,
– Rezistente ndaj rrezeve UV, 100% qëndrueshmëri e ngjyrave e mundësuar me strukturë alifatike,
– Përmbajtja 100% e ngurtë,
– Nuk përmban VOC, pa erë,
– Jetëgjatësi dhe shërbim afatgjatë,
– E aplikueshme në c’farëdolloj trashësie
– Aplikim i përsëritshëm
– Nuk përmban shtesë
– Aplikim në sipërfaqe horizontale ose vertikale
– Fleksibilitet i shkëlqyer dhe rezistent ndaj plasaritjeve
– Rezistencë të lartë ndaj kimikateve, gërryerjeve, abrazionit dhe impakteve
– Rezistencë e shkëlqyer ndaj kushteve atmosferike (temperature të larta, të ulta dhe në ngrica)
– Me metodën e aplikimit me sprej kurseni kohë dhe punë

Ne përdorim masa të sigurta dhe miqësore me mjedisin.

Ne kujdesemi për detajet gjatë izolimit duke pastruar me kujdes zonat e prekura para dhe pas aplikimit, duke siguruar që të gjitha materialet të jenë të pastra dhe të gatshme per përdorim, dhe duke siguruar që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me rregullat dhe standardet e sigurisë. Ne gjithashtu kontrollojmë me kujdes cilësinë e aplikimit për të siguruar që izolimi të jetë i saktë dhe i qendrueshëm në kohë.

Polyurea

Përdorimi i Polyureas

Në industrinë e ndërtimit aplikimin e Polyureas në vendin tone e gjejmë në:

– Izolimin e Terasave
– Izolimin e Ballkoneve
– Izolimin e Çatisë dhe ollukëve
– Izolimin e Pishinave dhe rezervuarëve të ujit
– Izolimin e Dyshemeve industriale
– Izolimin e Parkingjeve, garazhave, spitaleve dhe fabrikave
– Izolimin e Themeleve
– Izolimin e Depozitave dhe tubacioneve të ujit
– Izolimin e Ujrave të zeza dhe impiantet e trajtimit të ujrave të zeza
– Izolimin e rafinerive, industrinë petrokimike të minierave dhe energjisë
– Izolimin e aquaparkeve, akuariumeve dhe këndet e lojrave
– Izolimin e rrugëve, urave dhe tuneleve
– Izolimin e kabinave të kamionëve
– Izolimin, mbulimin e anijeve dhe mjeteve lundruese

Keni nevojë për izolim?

Kontaktoni tani dhe vizitohuni nga ekspert të fushës të cilët ju tregojn me detaje për procedurat dhe mënyrën e aplikimit